SPORT

Distria Krasniqi shkon në finale të Mastersit të Hungarisë

Distria Krasniqi shkon në finale të Mastersit të Hungarisë
TV Prizreni
TV Prizreni
4 Gusht 2023, 14:47

Xhudistja kosovare, Distria Krasniqi është kualifikuar në finale të Mastersit të xhudos, që po mbahet në Budapest të Hungarisë.

Kampionia olimpike fitoi tri luftëra, në kategorinë deri në 52 kilogramë.

Mastersi është gara ku marrin pjesë vetëm 36 më të mirët në kategori dhe që sjell më së shumti pikë olimpike pas Lojërave Olimpike dhe Kampionatit Botëror.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika