Xhudistja kosovare, Distria Krasniqi, ka kaluar në finale të Kampionatit Evropian në xhudo.
Krasniqi në gjysmëfinale fitoi ndaj ruses Sabi Giliazova, duke arritur kështu edhe një medalje evropiane.
- Reklama -
Mirëpo, mbetet tashmë të shihet në finalen ndaj dy herë kampiones së botës, ukrainases Daria Bilodid, nëse Krasiqi do ta fitojë të artën apo të argjendtën.
- Reklama -