SPORT

Distria Krasniqi fituese e medaljes së artë

Distria Krasniqi fituese e medaljes së artë
TV Prizreni
TV Prizreni
24 Korrik 2021, 10:16

Distria Krasniqi ka arritur të fitojë medaljen e artë në Grand Slamin që po mbahet në Paris të Francës.

Xhudistët kosovarë kanë korrur sukses edhe në Grand Slamin e Parisit, i cili po mbahet këto ditë.

Është xhudistja pejane, Distria Krasniqi, e cila ka arritur të fitojë medaljen e artë në kategorinë deri në 52 kilogramë.

Distria në finale arriti të mposht xhudisten e njohur italiane, Odette Guiffrida.

Fitorja erdhi pas një ndeshje superiore nga Distria, e cila e sulmoi gjithë kohën dhe e detyronte kundërshtaren të mos luftonte.

Deri në finale, Distria erdhi pasi shënojë katër fitore, ndërsa raundin e parë e kaloi pa lojë.

Më vonë do të ndeshet edhe Nora Gjakova, e cila kërkon medaljen e brozntë me anë të repesazhit. /Epoka e re/

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika