Home LAJME Distria Krasniqi fiton edhe luftën e dytë, kalon në çerekfinale të Kampionatit Botëror

Distria Krasniqi fiton edhe luftën e dytë, kalon në çerekfinale të Kampionatit Botëror

0
Distria Krasniqi fiton edhe luftën e dytë, kalon në çerekfinale të Kampionatit Botëror

Distria Krasniqi e ka fituar edhe luftën e dytë në Kampionatin Botëror të xhudos që po mbahet në Budapest të Hungarisë.

Xhudistja pejane ka arritur t’i fitojë dy luftërat e para në kategorinë deri në 52 kilogramë.

Pasi mposhti kundërshtaren braziliane, Jessica Pereira, në raundin e dytë, Distria ishte superiore edhe ndaj Francine Echevarria të Puerto Ricos.

Me këtë fitore, Distria kalon në çerekfinale, ku do të ndeshet me hungarezen Reka Pupp.

Ndryshe, Akil Gjakova do të ndeshet të dielën, kurse Laura Fazliu do të ndeshet të hënën.

Edhe këtë ndeshje, kampionia jonë e fitoi me ippon, pasi Echevarria bëri tri gabime.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here