LAJME

Diskutohet për fazën e shndërrimit të FSK’së në ushtri

Diskutohet për fazën e shndërrimit të FSK’së në ushtri
TV Prizreni
TV Prizreni
23 Prill 2021, 20:19

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip Kosnett, ka zhvilluar sot diskutimin virtual me zyrtaren e Pentagonit, Laura Cooper.

Ky diskutim kishte temë kryesore, çështjen e transformimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, në një forcë të ndërveprueshme me SHBA dhe NATO-n, njofton Klan Kosova.

Këtë e ka bërë të ditur vet Ambasadori Kosnett, përmes një reagimi në twitter, ndërsa shton se në këtë diskutim, ishin pjesë edhe Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj si dhe Komandanti i FSK-së, Rrahman Rama.

”Diskutime të hollësishme me zyrtaren e Pentagonit, Laura Cooper, Ministrin Mehaj, & Gjenerallejtënant i FSK-së Rama, për angazhimin tonë të përbashkët për koordinimin SHBA-Kosovë në lidhje me planin 10 vjeçar, çelësin e transformimit të FSK-së në një forcë mbrojtëse të ndërveprueshme me SHBA & #NATO”.

https://twitter.com/USAmbKosovo/status/1385635991780724736

 

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika