Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pranuar “Çelësin e Qytetit” nga kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj.
Diskutohet mundësia për ngritjen e shtatores së Rugovës në Tiranë

Në takimin me Veliajn, Osmani ka diskutuar edhe për mundësinë e ngritjes së një shtatoreje të presidentit Ibrahim Rugova në kryeqytetin shqiptar, Tiranë, njofton Klan Kosova.Osmani para takimit me të parin e Tiranës, u takua me të parin e opozitës, Lulzim Basha, i cili i dha mbështetje votimit të Rezolutës për dënimin e gjenocidit serb në Kosovë.
Basha po ashtu ka thënë se me të marrë pushtetin në zgjedhjet e reja do ta ndryshojë qasjen ndaj Kosovës.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Publikohet formacioni i Kosovës për ndeshjen ndaj Irlandës

Tre vjet nga rënia e Afrim Bunjakut, 11 policë nderohen me Medalje për Shpëtim Jete

Shqipëria në trevjetorin e Banjskës: Nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme pa llogaridhënie

