LAJME

Diskutohet mundësia e fluturimit direkt Prishtinë-Nju Jork

Diskutohet mundësia e fluturimit direkt Prishtinë-Nju Jork
TV Prizreni
TV Prizreni
18 Prill 2025, 13:57

Në një përpjekje të koordinuar me Presidencën e Republikës së Kosovës, drejtuesit e Odës Ekonomike Amerikane u takuan me përfaqësuesit e kompanisë Delta Airlines dhe shoqatës Linjat Ajrore për Amerikën (Airlines for America) për të prezantuar mundësitë për vendosjen e një fluturimi direkt ndërmjet Prishtinës dhe Nju Jorkut.

“Me Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës të renditur si të tretin më të madhin për nga trafiku i pasagjerëve në Ballkanin Perëndimor dhe ndër aeroportet me rritjen më të shpejtë në Evropë, Kosova është e gatshme të forcojë lidhjet transatlantike dhe të përmbushë kërkesën në rritje për linja direkte ajrore”, thuhet në njoftimin e Odës Ekonomike Amerikane.

Tutje OEAK thekson se një fluturim direkt do të hapte rrugë të reja për tregtinë, turizmin dhe investimet, duke forcuar më tej lidhjet e thella ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika