LAJME

Disa serbë protestojnë në Veri të Mitrovciës, i kërkojnë KFOR-it “siguri e paqe”

Disa serbë protestojnë në Veri të Mitrovciës, i kërkojnë KFOR-it “siguri e paqe”
TV Prizreni
TV Prizreni
8 Mars 2025, 11:52

Disa qytetarë serbë të Kosovës janë mbledhur në qytetin e Mitrovicës së Veriut në afërsi të Stacionit të Poli   cisë në Veri në shenjë proteste me pretendimin se u keqtrajtuan disa të rinj nga Policia e Kosovës kur u arrestuan pas një përleshje me të rinj shqiptarë.

Këta protestues kanë planifikuar edhe një ecje deri tek Ura e Ibrit, për t’u takuar edhe me pjesëtarë të KFOR-it.

Siç shkruan “Kontakt Plus”, synimi i protestuesve ishte që t’iu kërkonin pjesëtarëve të KFOR-it “garantim të paqes dhe sigurisë për të gjithë”.

Prindërit thonë se “KFOR-i duhet të fillojë të përmbushë mandatin e tij, sepse ai është aktualisht i vetmi institucion i sigurisë që ata besojnë”.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika