6732 maturantë që nuk e kanë arritur pragun e kalueshmërisë në afatin e parë të Provimit të Maturës i janë nënshtruar këtij procesi për herë të dytë.
Ministria e Arsimit ka bërë të ditur se provimi i organizua në 68 qendra të testimit, ndërsa në këtë proces janë angazhuar 200 komisionerë, 130 mbikëqyrës, 65 vëzhgues, si dhe 650 administrues.
Ndërsa, të gjitha Qendrat e testimit janë monitoruar edhe nga Këshilli Rinor Kosovar (KYC).





