Zyra për Regjistrimin e Partive Politike ka thënë për “Gazeta Blic” se disa nga subjektet politike i kanë dërguar emrat zëvendësues të kandidatëve të cilët nuk janë lejuar të kandidojnë në zgjedhjet e 14 shkurtit .Në përgjigjen e tyre thuhet se disa nga subjektet politike i kanë sjellë kandidatët ndërsa disa të tjera janë deklaruar se nuk duan të bëjnë ndryshime në listën e tyre.
“Pas njoftimit që kemi pranuar nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës, Zyra për Regjistrim të Partive Politike dhe Certifikim ka njoftuar partitë politike, veç e veç, për përgjigjet që kemi pranuar, në mënyrë që të mund të bëjnë plotësimin e listës me kandidatët tjerë, para mbledhjes së KQZ-së ku do të vendoset lidhur me certifikimin ose jo të kandidatëve.





