LAJME

Disa herë u ndërpre seanca për masën e sigurisë ndaj 39 të arrestuarve për rastin e BKS

Disa herë u ndërpre seanca për masën e sigurisë ndaj 39 të arrestuarve për rastin e BKS
TV Prizreni
TV Prizreni
10 Janar 2026, 09:09

Ende nuk është përpiluar vendimi për masën e sigurisë ndaj 39 të arrestuarve që u paraqitën në Gjykatën e Prizrenit, në lidhje me dyshimet se përmes marrëveshjeve e ujdive të jashtëligjshme dhjetëra qytetarë e drejtues të Byrosë Kosovare të Sigurimeve kryen mes vete për t’i shkaktuar dëm buxhetit të BKS mbi 1 milion euro.

Në njërën nga sallat e cila ishte konsideruar se është më e gjera, është mbajtur seanca për caktimin e masës së sigurisë ndaj 39 të arrestuarve ndërsa fotografitë tregojnë që hapësira ishte shumë e ngushtë në krahasim me pjesëmarrësit që ishin brenda seancës. Avokatët shihen në fotografi në një anë e palët e dyshimta në anën tjetër.

Kjo seancë e cila nisi nga ora 16:00 më 09.01.2026, ishte ndërprerë disa herë me kërkesa të palëve.

E zyrtari për media në Gjykatën Themelore të Prizrenit, Marcel Lekaj në një përgjigje për KALLXO.com ka thënë se ende nuk është përpiluar vendimi për 39 të arrestuarit.

Ndërprerja e seancës së prodedurës paraprake ishte bërë në disa raste edhe kur palët kishin kërkuar ndihmë mjekësore.

“Sot (10.01.2026) në momentin kur të përpilohet vendimi i plotë në formë të shkruar,Gjykata do të njofton publikun dhe mediat për vendimin e Gjyqtarit të procedurës paraprake”- ka njoftuar Leka.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika