Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Gjakova”, ka bërë të ditur sot se do të ketë reduktime të furnizimit në disa fshatra të Prizrenit.
Sipas njoftimit të kësaj kompanie, për shkak të shpenzimit enorm të ujit të pijes në këtë periudhë, pikat më të larta të konsumatorëve nuk po arrijnë të kenë furnizim me ujë.
“Me qëllim të sigurimit të ujit edhe për pikat e larta jemi të detyruar të aplikojmë reduktime të furnizimit për këto fshatra të Komunës së Prizrenit; Piranë, Retijë, Retijë e Ulët dhe Qëndresë”, thuhet në njoftim.
Uji do të reduktohet çdo mbrëmje nga ora 23:00 deri në ora 6:00 të mëngjesit.
Tutje u bë e ditur se kjo gjendje do të vazhdojë deri në përmirësim të situatës me furnizim./RTK/