Ekspertët e shëndetit thonë se peshku është më i shëndetshmi pothuajse nga të gjitha llojet e mishërave që i konsumojmë. Gjithashtu është ushqim shumë i preferuar nga shumë njerëz rreth botës për shkak të vlerave ushqyese dhe shijes që posedon.
Gatimi i peshkut, varësisht nga lloji i ushqimit që do të krijojmë, kërkon mjeshtri të përkryer për ta përgatitur, por cilado qoftë ajo mënyrë, peshku mbetet gjithmonë shumë i shijshëm për t’u konsumuar.
Përpos shijes, peshku ka vlera ushqyese të jashtëzakonshme, vlera këto të cilat është vështirë të gjenden në produkte të tjera ushqimore.





