LAJME

Diplomojnë 18 kadetë të FSK-së, bëhen oficerë

Diplomojnë 18 kadetë të FSK-së, bëhen oficerë
TV Prizreni
TV Prizreni
4 Korrik 2025, 10:53

18 kadetë të rinj kanë diplomuar të premten.

Në ceremoninë e betimit, presidentja Vjosa Osmani vlerësoi lart përkushtimin dhe gatishmërinë e kadetëve për t’i shërbyer vendit me nder dhe përkushtim.

“Nuk ka nder më të madh sesa t’i shërbehet atdheut me zemër, betim dhe uniformë. Kjo ceremoni nuk shënon vetëm fundin e një etape, por fillimin e një përgjegjësie të shenjtë për ju”, ka thënë  presidentja Osmani. Ajo theksoi historinë e sakrificës dhe qëndresës së popullit të Kosovës, duke e lidhur rolin e FSK-së me trashëgiminë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ndryshe një javë më parë Forca e Sigurisë e Kosovës, shtoi në kapacitetet e veta edhe 350 rekrutë të rinj.

Edhe Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se FSK-ja është duke ecur me hapa të shpejtë drejt zhvillimit me kapacitete të plota si ushtri. Kurti, tha se të përgatitur në aspektin profesional e logjistik, ushtarët janë të pamposhtur e të pathyeshëm, kurse sovraniteti shtetëror i paprekshëm e integriteti territorial i pacenueshëm.

Një javë më parë Forca e Sigurisë e Kosovës shtoi në kapacitetet e veta edhe 350 rekrutë të rinj.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika