Nga frika e një reagimi politik të shteteve anëtare, Bashkimi Evropian “nuk mund të pajtohet që të japë një garanci për anëtarësimin e ardhshëm të gjashtë vendeve të Ballkanit”. Kjo pasi u premtua për anëtarësimin e vendeve, sipas disa diplomatëve, raporton Reuters.
Ky reagim mund “të prekë” Serbinë, Kosovën, Bosnjë-Hercegovinën, Malin e Zi, Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, vende që presin të anëtarësohen në BE. E gjithë kjo situatë thuhet se është shkaktuar nga tensioni në veri të Kosovës.
Në samit, BE-ja pati planifikuar ta përsëriste premtimin e saj, të bërë 18 vjet më parë, se “do t’i ofronte mbështetje perspektivës evropiane për shtetet e Ballkanit Perëndimor”. Kjo ka kaluar të paktën në dy runde bisedimesh pa marrëveshje, kanë theksuar diplomatët.





