Dioqeza Prizren-Prishtinë ka nderuar me mirënjohje Stane Gashin, e njohur ndryshe edhe si “nëna e UÇK-së”, për kontributin dhe sakrificat e saj gjatë viteve të luftës në Kosovë.
Ajo u vlerësua në një mbrëmje solemne kulturore të mbajtur në Prishtinë, e organizuar me rastin e 115-vjetorit të lindjes së Nënë Terezës dhe 20-vjetorit të bekimit të gurthemelit të Katedrales “Shën Nënë Tereza”.
Familja Gashi nga fshati Brus i Lipjanit, e udhëhequr nga Ndue dhe Stane Gashi, ka lënë gjurmë të rëndësishme gjatë viteve 1998-1999.





