Këshilltari kryesor ligjor i Dioqezës së Rashkës dhe Prizrenit, avokati Aleksandar Radovanoviq thotë se pozita e Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë po përkeqësohet, në një situatë që sipas tij ku nuk ka përfaqësues të bashkësisë ndërkombëtare për të garantuar të drejtat.
Dioqeza e Rashkës dhe Prizrenit: Pozita e Kishës Ortodokse në Kosovë po përkeqësohet

Radovanoviq thekson për Kosovo Online, transmeton Klankosova.tv se të drejtat, pronat dhe zonat e mbrojtura që kisha mori rreth faltoreve më të mëdha gjithnjë e më shumë po shënjestrohen nga ato institucione të Kosovës që duhet të mbrojnë ekzistencën e tyre.
“Në vitin 2012, ndërsa proceset për heqjen e të ashtuquajturës “pavarësi e mbikëqyrur” ishin duke u zhvilluar, Kisha Ortodokse Serbe mori garanci nga akterët ndërkombëtarë se asgjë nuk do të ndryshonte në Kosovë të paktën për sa i përket statusit të Kishës Ortodokse Serbe, asgjë nuk do të ndryshojë, vetëm se të drejtat tona tani e tutje do të mbrohen nga institucionet e Kosovës”, tha ai.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Publikohet formacioni i Kosovës për ndeshjen ndaj Irlandës

Tre vjet nga rënia e Afrim Bunjakut, 11 policë nderohen me Medalje për Shpëtim Jete

Shqipëria në trevjetorin e Banjskës: Nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme pa llogaridhënie

