LAJME

Digjet një veturë në dalje të Prizrenit (Video)

Digjet një veturë në dalje të Prizrenit (Video)
TV Prizreni
TV Prizreni
6 Mars 2021, 13:26

Rreth orës 14:00 të ditës së sotme një veturë e tipit “Mercedes” është parë duke u djegur në aksin rrugor Prizren – Suharekë, konkretisht në afërsi të tregut të veturave, raporton TV Prizreni.
Arsyet e shkaktimit të zjarrit ende nuk dihen.

Në pamjet e dërguara në redaksinë e Televizionit të Prizrenit, shihet se si zjarrëfiksit janë duke shuar zjarrin përderisa e gjithë vetura ishte përfshirë  nga flakët.

Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke u marrë me rastin.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika