Një zjarr i madh ka shpërthyer në orët e para të mëngjesit të së martës në Ferizaj. Si pasojë e zjarrit, objekti i supermarketit “Viva Fresh Store” është djegur pothuajse i tëri. nga ky rast nuk ka pasur persona të lënduar, ndërkaq dëmet materiale janë të mëdha.
Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit që ka kapluar marketin në Ferizaj. Megjithatë, dëmet që shkaktoi zjarri, janë shumë të mëdha. Gjithçka që ka pasur brenda objektit të marketit, është bërë shkrumb e hi.
Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, ka deklaruar për Express se ekipet e policisë zjarrfikësve kanë qëndruar në vendin e ngjarjes deri pas orës 4 të mëngjesit.





