LAJME

Digjen rreth 10 hektarë pronë në Zoqishtë të Rahovecit, Policia po heton rastin

Digjen rreth 10 hektarë pronë në Zoqishtë të Rahovecit, Policia po heton rastin
TV Prizreni
TV Prizreni
5 Shtator 2024, 10:13

Policia e Kosovës njofton se si pasojë e një zjarri që ka shpërthyer për shkaqe të panjohura në Zoqishtë të Rahovecit, janë djegur rreth 10 hektarë pronë private dhe shoqërore (pyje me bagrem, vreshta dhe trupa të arrave).

Rasti ka ndodhur më 04.09.2024.

Sipas raportit policor, zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe pas disa orëve kanë shuar zjarrin në tërësi.

Policia thotë se është njoftuar prokurori dhe rasti është duke u hetuar.

 

Mund të jetë një imazh i zjarr dhe bar

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika