Dy vetura me targa serbe janë djegur mëngjesin e sotëm në Mitrovicë të veriut.
Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin, Veton Elshani, zëvendësdrejtor i Policisë për veri.
Elshani tha se rasti ka ndodhur rreth orës 02:25.
“Sot me datë 01.06.2024 rreth orës 02;25 ne rr. Kral Petri Veri Mitrovicë veturën e tipit Skoda Octavia ngjyrë e kuqe me targa serbe ishte përfshirë komplet nga zjarri dhe ky zjarr e ka kapluar edhe veturën e tipit Mercedes C clas ngjyrë e zezë me targa serbe”, u shpreh ai.
Elshani bëri të ditur se në vendngjarje kanë dalë zjarrfikësit që e kanë lokalizuar zjarrin, eksperti i zjarrit dhe hetuesi kujdestar ku e ka njoftur prokurorin kujdestar i cili ka udhëzuar që rasti të inicohet ‘zjarrëvënie’.
/Telegrafi/