Mot jostabil po parashihet edhe për ditën e martë, ku do të dominojnë vranësirat, me kushte për zhvillime të rrebesheve të shiut dhe bubullimave orëve të pasdites.
Në zona më të larta malore, mund të ketë edhe rrebeshe dëbore. Era frynë e lehtë dhe mesatare nga jugperëndimi 4-10m/s. Temperaturat minimale zbresin në 5C e 6C, e ato maksimale ditën shkojnë deri në 11C e 12C.





