LAJME

Diaspora voton sot

Diaspora voton sot
TV Prizreni
TV Prizreni
6 Qershor 2026, 07:17

Rreth 27 mijë qytetarë të Kosovës, që janë regjistruar për të votuar fizikisht në përfaqësi diplomatike, për zgjedhjet e 7 qershorit, mund ta shfrytëzojnë këtë të drejtë sot (e shtunë).

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës njoftoi se nga ora 07:00 janë hapur të gjitha pikat e votimit në misionet diplomatike dhe konsullore të Republikës së Kosovës.

“Ftojmë të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës që janë regjistruar për të votuar jashtë vendit, të marrin pjesë në procesin zgjedhor dhe të ushtrojnë të drejtën e tyre demokratike për të votuar. Pjesëmarrja juaj në zgjedhje është një kontribut i rëndësishëm për demokracinë dhe të ardhmen e vendit tonë”, thuhet në njoftimin e të shtunës. 

Varësisht prej lokacioneve, kutitë e votimit hapen në 47 vendvotime të vendosura në 17 ambasada dhe 13 konsullata, të cilat ndodhen në 18 shtete të ndryshme. 

Votimi do të jetë i hapur nga ora 07:00 deri në ora 19:00. 

Sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), për votim fizik në përfaqësitë diplomatike janë regjistruar gjithsej 27,724 shtetas të Kosovës./KOHA

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika