Rreth 27 mijë qytetarë të Kosovës, që janë regjistruar për të votuar fizikisht në përfaqësi diplomatike, për zgjedhjet e 7 qershorit, mund ta shfrytëzojnë këtë të drejtë sot (e shtunë).
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës njoftoi se nga ora 07:00 janë hapur të gjitha pikat e votimit në misionet diplomatike dhe konsullore të Republikës së Kosovës.
“Ftojmë të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës që janë regjistruar për të votuar jashtë vendit, të marrin pjesë në procesin zgjedhor dhe të ushtrojnë të drejtën e tyre demokratike për të votuar. Pjesëmarrja juaj në zgjedhje është një kontribut i rëndësishëm për demokracinë dhe të ardhmen e vendit tonë”, thuhet në njoftimin e të shtunës.





