Diaspora shqiptare mbetët një nga shtyllat kryesore në shtetin e Kosovës, shkruan albinfo.ch.
Banka Qendrore e Kosovës (BQK) ka njoftuar se flukset hyrëse të remitencave në Kosovë përbëjnë një nga burimet më të rëndësishme të financimit të huaj, duke dominuar kështu në diskutimet lidhur me burimet e rritjes ekonomike, zbutjes së hendekut të deficitit tregtar, uljes së nivelit të varfërisë në vend apo tërheqjes së investimeve të huaja.





