Vlera e remitencave të pranuara në tre mujorin e katërt të vitit 2022 ka arritur në 318.3 milionë euro, rritje prej 9.1 përqind krahasuar me periudhën e njëjte të vitit paraprak që ishin 12.9 përqind e Bruto Produktit Vendorë. Ngadalësimi i dërgesave të remitencave mund të jetë ndikuar nga shkalla e lartë e inflacionit në vendet ku jetojnë diaspora, duke ndikuar në tkurrjen e të hyrave të disponueshme apo rënien e të ardhurave reale. Këto të dhëna janë bërë publike në Vlerësimin Tremujorit Ekonomisë të publikuar nga Banka Qendrore e Kosovës (BQK).
Sipas këtyre vlerësimeve, dërgesat e emigranteve sipas kanaleve formale bankat dhe institucione tjerat kanë shënuar rritje në vlerë prej 30.9 milionë euro, ndërsa është shënuar rritje e lehtë e dërgesave në kanale jo formale.” Duke konsideruar që pjesa me e madhe të remitencave janë nga vendet e eurozonës 59.4 përqind, pasiguritë që shoqërojnë dinamikat të përgjithshme ekonomike por edhe pa siguria nga sektori dominues sektori i ndërtimtarisë ku është e fokusuara diaspora e Kosovës, mund të përkthehet në zvogëlim të këtij burimi të rëndësishëm financues”, thuhet në raport.





