Në Bruksel është mbajtur takimi i ministrave të jashtëm të vendeve anëtare. Ballkani Perëndimor ishte temë, ndërsa shefat e diplomacive të vendeve të BE-së u dakorduan për një angazhim më aktiv në rajon.
Derisa nuk kishte konkluzione formale pas takimit, ministrat kryesisht u shprehën në vijën e pozicioneve të shtjelluara në një “non-paper”.





