“Pa njohje reciproke, nuk mund të ketë normalizim”, kështu ka thënë ambasadori i Kosovës në Bruksel, Agron Bajrami.
Përmes një postimi në platformën “X”, ai tutje është shprehur se qëllimi i dialogit të udhëhequr nga BE-ja është të arrihet normalizimi i plotë i marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.
“Është e thjeshtë: Qëllimi i Dialogut në Bruksel i udhëhequr nga BE-ja është të arrihet normalizimi i plotë i marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Pa njohje reciproke, s’mund të ketë normalizim”, ka shkruar Bajrami.
Ky reagim i ambasadorit Bajrami vjen një ditë pas deklaratave të ambasadorit amerikan në Serbi, Christopher Hill, i cili dje tha se njohja formale e Kosovës nuk do të jetë kusht për hyrjen e Serbisë në BE, por normalizimi i marrëdhënieve fqinjësore me të./IndeksOnline/