Rritja ekonomike është ngadalësuar në vitin 2022 dhe parashikimet për vitin e ardhshëm janë të vështira për shkak të inflacionit dhe situatës sfiduese ekonomike edhe për Kosovën, ka thënë Gabriel Di Bella me rastin e përfundimit të vizitës së misionit të Fondit Monetar Ndërkombëtar në Kosovë.
Di Bella vlerësoi se rritja ekonomike pritet të jetë 2-3 për qind.
Megjithatë, ai theksoi se edhe viti 2023 ka rreziqet e tij, por rritja ekonomike pritet të jetë 3-4 për qind për vitin e ardhshëm. Ai theksoi se nuk është befasi për askënd që lufta në Ukrainë ka krijuar një situatë sfiduese për Evropën, e që nuk bën përjashtim as Kosova.





