LAJME

Dhurohen 200 pako me mjete didaktike për fëmijët me aftësi të kufizuara nga ambasada e Turqisë

Dhurohen 200 pako me mjete didaktike për fëmijët me aftësi të kufizuara nga ambasada e Turqisë
TV Prizreni
TV Prizreni
25 Tetor 2022, 12:18

Komuna e Prizrenit në faqen e saj zyrtare ka njoftuar se Ambasada e Turqisë në Kosovë ka dhuruar sot 200 pako me mjete didaktike për fëmijët me aftësi të kufizuara.

Drejtoresha e Arsimit, Luljeta Veselaj-Gutaj, ritheksoi se Komuna e Prizrenit është e përkushtuar dhe punon për të drejtat dhe mirëqenien e të gjithë fëmijëve, pa dallim.

Në këtë kontekst, roli i mësuesve të arsimit special është sa jetik, aq edhe fisnik, prandaj, çdo vit do të rritet numri i asistentëve mbështetës në shkollat e Komunës së Prizrenit që është tregues domethënës që dëshmon seriozitetin për trajtimin e fëmijëve me aftësi të kufizuara dhe integrimin e tyre në shoqëri, thuhet në njoftim

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika