LAJME

Dhunohet seksualisht një burrë me të meta psikike nga një burrë tjetër në Gjakovë

Dhunohet seksualisht një burrë me të meta psikike nga një burrë tjetër në Gjakovë
TV Prizreni
TV Prizreni
7 Shkurt 2022, 11:17

Gjakovë- Policia e Kosovës (PK) njofton se mbrëmjen e së dielës, një person me probleme psiqike është dhununar nga një tjetër që është i panjohur për të, ndërsa hetimet kanë filluar.

Këtë e ka konfirmuar për “Betimi për Drejtësi”, zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Nysret Gjurkaj.

“Datë 06.02.2022 rreth orës 22:30 min. Stacioni policor – Gjakovë ka pranuar një informatë se në lagjen “Dardania” – Gjakovë një person kishte lëndime trupore. Patrulla policore iu është përgjigjur informatës dhe ka takuar viktimën, i cili është person me të meta psikike, dhe ka ngecje në të folur. I njëjti ka sqaruar se ka pasur marrëdhënie seksuale me një person te gjinisë mashkullor që për momentin është i panjohur për të”, tha Gjurkaj.

I njëjti shtoi se viktima ka lëndime të dukshme trupore dhe i është ofruar tretman mjekësor.

“Rastit i janë përgjigjur të gjitha njësitet relevantë policore, është informuar edhe njësitit i mjekësisë ligjore si dhe Prokurori i Shtetit. Rasti nen hetime”, tha ai. /BetimipërDrejtësi

Shënim: Personat e përmendur në këtë artikull konsiderohen të pafajshëm, përveç nëse nga gjykata vërtetohet se janë fajtorë me vendim të formës së prerë.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika