Dje pas derbit të zhvilluar në Podujevë në mes të Llapit e Ballkanit, u arrestuan hiç më pak se 21 persona, të cilët u shoqëruan në stacion policor, nën dyshimet se penguan dhe sulmuan Policinë, si dhe për veprimet e tyre.
Pamjet u shpërndanë gjithandej, teksa të dyshuarit u intervistuan nga hetuesit policorë lidhur me rastin. Në vendin e ngjarjes Policia ka gjetur 3 thika, teksa si pasojë e veprimeve të tifozëve janë dëmtuar rreth 200 ulëse të plastikës, duke shkaktuar dëm mbi 10 mijë euro.
Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka vendosur t’i lë të lirë tifozët e dyshuar dhe ndaj tyre të iniciohen rastet për veprat me të cilat ngarkohen.
Tensionet në tribuna filluan me të vërshëllyer gjyqtari për fundin e takimit, ku ata u panë duke u përleshur me karrige, ndërsa nuk mungoi intervenimi i Policisë së Kosovës, të cilët fillimisht bllokuan rrugën e pastaj arrestuan akterët e konfliktit dhe ata që shkaktuan dëm në stadiumin Zahir Pajaziti, njofton Gazeta Sinjali.