Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë ka njoftuar se është përzgjedhur Anëtare Kandidate e Zgjerimit (Enlargement Candidate Member – ECM) në Komitetin Ekonomik dhe Social Evropian (EESC).
DhTIK – Anëtare Kandidate e Zgjerimit në Komitetin Ekonomik dhe Social Evropian

Me këtë hap, Dhoma, si përfaqësuese e qindra bizneseve në Kosovë, do të kontribuojë në hartimin e opinioneve të EESC-së që lidhen me organizatat e shoqërisë civile dhe procesin e zgjerimit të Bashkimit Evropian.
“Përzgjedhja nga EESC, përfaqëson një njohje të rëndësishme ndërkombëtare për rolin e Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Kosovë në përfaqësimin e interesave të komunitetit të biznesit, si dhe një mundësi e drejtpërdrejtë për të kontribuar në proceset konsultative dhe politike të Bashkimit Evropian. DhTIK mbetet e përkushtuar që, përmes këtij angazhimi, të avancojë zërin e sektorit privat të Kosovës dhe të kontribuojë në procesin e integrimit evropian të vendit” – thuhet në njoftim.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Publikohet formacioni i Kosovës për ndeshjen ndaj Irlandës

Tre vjet nga rënia e Afrim Bunjakut, 11 policë nderohen me Medalje për Shpëtim Jete

Shqipëria në trevjetorin e Banjskës: Nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme pa llogaridhënie

