Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë e Kosovës, ka mirëpritur heqjen e bllokadave nga kompanitë transportuese të vendeve të rajonit.
Sipas njoftimit për media në reagim thuhet se ky është një hap pozitiv drejt normalizimit të qarkullimit të mallrave dhe funksionimit të zinxhirëve të furnizimit për bizneset kosovare, pasi këto bllokada shkaktuan vonesa të konsiderueshme në import dhe eksport, rritje të kostove operative për kompanitë dhe pasiguri për sektorë të tërë ekonomikë në vend.





