- Reklama -

Dhjetë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve, policia jep detaje

Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës janë evidentuar dhjetë raste të dhunës në familje.

Pesë prej tyre janë regjistruar në rajonin e Prishtinës, për të cilat policia ka dhënë më shumë detaje.

- Reklama -

Prishtinë, 21.02.2025 – 23:30. Dyshohet se viktima (femër kosovare) dhe i dyshuari (mashkull kosovar – bashkëshorti i saj) kanë pasur një mosmarrëveshje verbale, pas së cilës ai e ka kapur për duar me qëllim ta ndalojë, duke shkaktuar rrëzimin e të dyve. Viktima ka marrë tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt pas intervistimit dhe konsultimit me prokurorin.

Lipjan (22.02.2025 – 10:00): Tre persona janë shoqëruar në stacionin policor pas një mosmarrëveshjeje. Dy të dyshuarat (femra) kanë pranuar tretman mjekësor. Pas intervistimit, të gjithë janë liruar në procedurë të rregullt.

Podujevë (22.02.2025 – 15:00): Një burrë është arrestuar pasi ka sulmuar fizikisht të dashurën e tij dhe e ka kanosur, duke i thënë se do të publikojë fotot e saj nëse ajo e denoncon në polici. Viktima, pas tretmanit mjekësor, është kthyer tek prindërit e saj. I dyshuari është liruar në procedurë të rregullt pas intervistimit.

Prishtinë (22.02.2025 – 14:21): Një shtetas i huaj ka raportuar se është sulmuar fizikisht dhe kanosur nga djali i tij pas një mosmarrëveshjeje. Viktima është trajtuar mjekësisht dhe më pas është liruar, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit.

Prishtinë (21.02.2025 – 21:30): Një burrë nën ndikimin e substancave narkotike ka kanosur dhe sulmuar fizikisht një grua. Viktima nuk ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit.

Ferizaj (22.02.2025 – 16:30): Një burrë është arrestuar pasi ka kërcënuar dhe sulmuar fizikisht bashkëjetuesen e tij, një shtetase e huaj. Pas intervistimit, i dyshuari është dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit.

Pejë (22.02.2025 – 10:00): Një burrë ka kanosur vajzën e tij duke i thënë se nëse dikush i dërgon foto të ish-bashkëshortes së tij me një mashkull tjetër, ai do ta vrasë. Viktima është kthyer në banesën e saj pas intervistimit, ndërsa i dyshuari pritet të merret në pyetje sapo të sigurohet prezenca e tij. Prokuroria është njoftuar dhe rasti po hetohet.

Pejë (22.02.2025 – 19:00): Një çift (burrë kosovar dhe grua shtetase e huaj) është përfshirë në një përleshje fizike pas një mosmarrëveshjeje. Të dy kanë marrë tretman mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit burri është dërguar në mbajtje, ndërsa gruaja është liruar në procedurë të rregullt.

Gjakovë (22.02.2025 – 21:00): Një grua në gjendje të dehur ka ofenduar bashkëshortin e saj dhe është arrestuar. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.

Mitrovicë e Veriut (22.02.2025 – 22:00): Një burrë, nën ndikimin e alkoolit, ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij. Viktima nuk ka pranuar trajtim mjekësor. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Punime në rrjet, KEDS njofton se nesër do të ketë ndërprerje të rrymës në Korishë dhe disa vende të tjera

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Punime në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të premten

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Gara fatale me vetura, Syla pranon fajin  

Arlind Syla e Irfan Hoti dolën para trupit gjykues...

Punime në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të shtunën

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort