Dhjetë oficerë të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) kanë diplomuar në Akademinë e Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, duke përmbyllur me sukses programin akademik dhe ushtarak të gjeneratës 2026.
Sipas FSK-së, kursi përgatitor për oficerë kishte nisur në tetor të vitit 2025, në bazë të marrëveshjes së arritur ndërmjet Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, gjenerallejtënant Arben Kingji, dhe Komandantit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Bashkim Jashari.
Ceremonia solemne e diplomimit u mbajt një ditë më parë në praninë e Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë, si dhe me pjesëmarrjen e drejtuesve të institucioneve të mbrojtjes dhe sigurisë nga Shqipëria dhe Kosova.





