LAJME

Dheu i Bardhë mbetet pika më e ngarkuar, pritjet për hyrje në Kosovë deri në dy orë

Dheu i Bardhë mbetet pika më e ngarkuar, pritjet për hyrje në Kosovë deri në dy orë
TV Prizreni
TV Prizreni
3 Gusht 2026, 15:32

Pika kufitare Dheu i Bardhë vazhdon të regjistrojë fluksin më të madh të udhëtarëve në hyrje të Kosovës, ku pritjet për kalimin e kufirit arrijnë deri në dy orë.

Sipas të dhënave të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, në hyrje është krijuar kolonë prej rreth 100 metrash, ndërsa në dalje kolona arrin në 80 metra. Megjithatë, dalja nga Kosova realizohet për rreth 10 minuta.

Pritje të zgjatura janë raportuar edhe në pikën kufitare Muçibabë.

Ndërkaq, në Han të Elezit qytetarët presin rreth 30 minuta për të hyrë në Kosovë, me kolonë prej afërsisht 250 metrash. Në pikën kufitare Kullë, pritjet janë nga 5 deri në 10 minuta, ndërsa kolona arrin në rreth 150 metra.

Edhe në Vërmicë, kalimi i kufirit realizohet për 5 deri në 10 minuta.

Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, në pikat e tjera kufitare – Bërnjak, Jarinjë, Merdarë, Qafë e Morinës, Qafë e Prushit, Stançiq, Mutivodë dhe Glloboqicë – qarkullimi po zhvillohet normalisht, me kohë pritjeje prej 3 deri në 5 minutash.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika