LAJME

Detaje nga Policia rreth zjarrit në bodrumin e ndërtesës në Prizren, katër persona kërkuan ndihmë mjekësore

Detaje nga Policia rreth zjarrit në bodrumin e ndërtesës në Prizren, katër persona kërkuan ndihmë mjekësore
TV Prizreni
TV Prizreni
18 Janar 2025, 20:16

Katër qytetarë kanë kërkuar ndihmë mjekësore si pasojë e një zjarri që shpërtheu në bodrumin e një ndërtese.

Ngjarja ndodhi pasditen e sotme në lagjen “Lakuriq” të Prizrenit.

Rastin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi.

“Qytetarët kanë kërkuar ndihmë mjekësore si pasojë e tymit. Pas trajtimit janë liruar. Ndërkohë nga zjarri ka shpërthyer një xham aty”, tha Gashi për Klankosova.tv

“Me rastin po merren njësitet relevante. Ndërkaq, nesër inspektorët për parandalimin e zjarrit do ta trajtojnë rastin, për të kuptuar shkaqet se pse ka ndodhur ky rast”, u shpreh ai./Klankosova.tv/

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika