Prokuroria Themelore në Gjakovë në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, kanë realizuar sot një aksion kundër fajdexhinjve në 10 lokacione në rajonin e Gjakovës.
Ushtruesi i detyrës së kryeprokurorit të kësaj Prokurorie, Enis Gashi në një konferencë për media ka bërë të ditur se gjatë këtij aksioni janë arrestuar pesë persona kurse dy të tjerë janë në kërkim.
“Pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore disamujore dhe pas sigurimit të provave të nevojshme, në bashkëpunim me policinë, sot nga ora 06:00 është realizuar kontrolli dhe bastisja në shtëpi dhe objekte tjera përcjellëse. Kjo bastisjes është realizuar ndaj 7 të pandehurve në 10 lokacione. 5 prej tyre janë arrestuar dhe dy të tjerë janë në kërkim”, ka thënë Gashi.





