Vazhdimi i seancës së sotme plenare ka dështuar për shkak të mungesës së deputetëve.
Vazhdimi i seancës ishte paraparë të nis në orën 14:30, por nisi në orën 15:00. Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca nisi seancën duke i rekomanduar deputetëve që mos t’i ndërrojnë vendet për shkak të instalimit të pajisjeve të reja. Ai tentoi të votohet njëri nga projektligjet por nuk kishte kuorum.
- Reklama -
Konjufca shtoi se ka menduar që deputetët mezi e kanë pritur sesionin vjeshtor i cili nisi sot, por siç duket jashtë ka gjëra më interesante. Në fund mbylli seancën për të vazhduar ditëve në vijim për shkak se në sallë ishin vetëm 57 deputetë./KP
- Reklama -