Home LAJME Dështon tentimi i 44 për konstituim të Kuvendit

Dështon tentimi i 44 për konstituim të Kuvendit

0
Dështon tentimi i 44 për konstituim të Kuvendit

Në Kuvendin e Kosovës ka dështuar edhe përpjekja e 44-të për konstituim.

Lëvizja Vetëvendosje ka vazhduar me përpjekjen për votim të fshehtë për zgjedhjen e kryekuvendarit.

Ndërkaq, partitë e tjera, si PDK, LDK, AAK dhe Lista Serbe, nuk kanë propozuar fare anëtarë për Komisionin për votim të fshehtë.

Me ..vota për, asnjë kundër dhe asnjë kundër, Komisioni nuk kaloi.

Seanca e radhës do të mbahet të premten (11 korrik) në orën 11:00.

Ndryshe, vazhdimi i fundit i seancës u bë mbrëmjen e së shtunës, më 5 korrik, pasi gjatë ditës pati një alarm të rrejshëm për bombë.

Dështimet për konstituimin e Kuvendit po vazhdojnë edhe pasi Gjykata Kushtetuese e Kosovës i ka obliguar deputetët që ta bëjnë Kuvendin më së largu deri më 26 korrik.

Seanca konstituive ka nisur më 15 prill, pas së cilës deputetët e zgjedhur janë betuar por nuk kanë arritur ende t’i formojnë trupat e legjislativit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here