Festivali i madh “Sunny Hill” nuk do të organizohet në Prishtinë sivjet, ka mësuar KOHA. Siç bëhet e ditur, ky festival do të zhvendoset në Tiranë.
Organizatorët e festivalit pritet që së shpejti të dalin me njoftim zyrtar. Deri të martën ka qenë afati që institucionet në Kosovë t’i përgjigjen për lejen e organizimit.
Sivjet ishte paraparë që edicioni i tretë i festivalit të mbahej në katër ditët e muajit gusht dhe për herë të parë në Bërnicë të Poshtme. Në edicionet e shkuara ishte mbajtur në parkun “Gërmia”. Vitin e kaluar, “Sunny Hill Festival” qe anuluar për shkak të pandemisë.
Në fillim të majit, Komuna e Prishtinës pati ndarë 17 hektarë tokë bujqësore në Bërnicë për festivalin, për 99 vjet.