LAJME

Dështon miratimi i pagës minimale në vlerë 264 euroshe

Dështon miratimi i pagës minimale në vlerë 264 euroshe
TV Prizreni
TV Prizreni
10 Mars 2022, 15:26

Propozimi për pagë minimale në vlerë të 264 eurosh në muaj ka dështuar të miratohet në Këshillin Ekonomik Social, ka njoftuar ministri i Financave Hekuran Murati.

Në një shkrim në Facebook, Murati ka thënë se KES ka propozuar pagë minimale prej 240 eurosh në muaj, ndërsa Qeveria ka propozuar 1.5 euro për orë, apo 264 euro në muaj.

Sipas Muratit, propozimi s’i ka marrë votat e nevojshme për shkak të mosmbështetjes nga përfaqësuesit e sindikatave.

“Kundërshtimi nga ana e sindikatave nuk ka kuptim dhe nuk mund të spjegohet meqenëse asnjë nga punëtorët që ata përfaqësojnë nuk preket nga paga minimale, për shkak se pagat e tyre janë dukshëm mbi nivelin e pagës minimale. Krejt çka arrihet me këtë mos-votim është se punëtorët e sektorit privat do të vazhdojnë ta kenë pagën minimale 170 euro”, ka thënë Murati.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika