Ka dështuar edhe përpjekja e 46-të për konstituimin e legjislaturës së nëntë të Kuvendit të Kosovës.
Edhe të dielën, kryesuesi i seancës, Avni Dehari ka kërkuar nga subjektet politike që nuk kanë propozuar emër për anëtarë të Komisionit për Votim të Fshehtë për zgjedhjen e kryeparlamentarit që ta bëjnë një gjë të tillë, por si zakonisht ata kanë refuzuar. Në vend të propozimit, ata në foltore kanë kërkuar nga kryesuesi që t’i kthehet pikës së rendit të ditës, por fjalimet e tyre janë ndërperë nga regjia me kërkesë të kryesuesit, pasi në seancën konstituive nuk lejohet debati.





