SPORT

Dështoi me Arabinë Saudite, Roberto Mancini bëhet gati të rikthehet në futbollin italian

Dështoi me Arabinë Saudite, Roberto Mancini bëhet gati të rikthehet në futbollin italian
TV Prizreni
TV Prizreni
5 Nëntor 2024, 14:47

Pasi u quajt tradhtar kur la kombëtaren italiane për milionat e sheikëve në drejtimin e kombëtares së Arabisë Saudite, Roberto Mancini është gati të rikthehet në Serie A.

Mediat italiane shkruajnë se Mancini është kandidat kryesor për të marrë drejtimin e Romës, e cila po zhgënjen në javët e fundit nën drejtimin e Juric.

Edhe pse tekniku vlerësohet shumë nga drejtuesit, duke qenë se ka dalë edhe kampion i Europës me Italinë, në këtë rast ka kundër tifozët e Romës, duke qenë se në të kaluarën ai ka qenë lojtar dhe trajner i rivalëve historik të Lazio-s.Mancini u shkarkua nga drejtimi i Arabisë Saudite për rezultate të dobëta vetëm pak ditë më parë.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika