Home LAJME Dëshmitari: Në ditën e parë që më morën më rrahën diku 5-6 orë

Dëshmitari: Në ditën e parë që më morën më rrahën diku 5-6 orë

0
Dëshmitari: Në ditën e parë që më morën më rrahën diku 5-6 orë

Dëshmitari i parë në rastin e Salih Mustafës, ka treguar se në ditën e parë kur e morën në Zllashë, e dërguan fillimisht në një ahur, pastaj në një ahur tjetër, ndërsa thotë se është rrahur diku 5-6 orë atë ditë.

Ai ka treguar se gjatë gjithë kohës sa ishte atje, nuk dinte fare për datë apo orë. Ai tregon se ishte ftohët brenda. Ndërsa e mban mend vetëm datën 18-i.

Ai thotë se e mban mend këtë datë të lirimit, pasi ishte ofensiva.

I pyetur se ku e dinte se ishte ofensivë, dhe nga po vinin trupat, ai tha se personat që e liruan i thanë se të largohen nga të mundin pasi ka ofensivë nga armiku.

Ai ka treguar se kur ka dal në rrugë kryesore ka parë tanke e vetura të forcave serbe.

Ai tha se eci 5-6 orë për të arritur deri në Prishtinë.

I pyetur nëse në fshatin e tij kishte prani të UÇK-së, ai tha se kishte disa me rroba civile por edhe kishte me uniforma.

Seanca e të martës ka mbaruar. Avokati i Mustafës, Julius von Bonne tha se ka pyetje tjera ku seanca duhet të kalojë e mbyllur për publikun, kështu që më mirë është të vazhdohen pyetjet për të mërkurën.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here