Është shtyrë dëshmia e dëshmitarit të 29-të në rastin ndaj ish-krerëve të U{K-së, Hashi Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi e Jakup Krasniqi.
Dëshmitari i mbrojtur në disa raste ka kërkuar që të shkojë në burg, pasi nuk dëshiron të dëshmojë.
Trupi gjykues ka paralajmëruar sanksione nëse dëshmitari nuk përgjigjet.
“Dëshmitari duhet të mbetet nën juridiksionin e kësaj gjykate në mënyrë që të jetë në dispozicion për të kontaktuar me avokatin mbrojtës në mënyrë që të ketë ndihmë psikiatrike dhe të sigurisë nëse lind nevoja. Dëshmia e këtij dëshmitari do të rifillojë më 16 tetor të këtij viti, ditë e hënë. E kuptoni këtë, thjesht po ose jo?” – tha kryetari i trupit gjykues Charles Smith III.
Ndërkohë dëshmitari i mbrojtur ka kërkuar “një muaj ditë kohë”.
“Po atëherë ju i dini masat e juaja dhe e vazhdon procesin dhe i bëni ato ku unë ju thash më herët, ‘më çoni në burg’”, tha dëshmitari i 29-të.
Për vetëinkriminimin e këtij dëshmitarit bëri vërejtje avokati i Kadri Veselit, Ben Emmerson, që prej seancës së të martës.
“Ai (dëshmitari) shprehu dëshirën, nevojën për një avokat, 10 minuta nuk i mjaftojnë avokatit që ta udhëzojë”, tha Emmerson. “Ai e bëri shumë të qartë kërkesën dhe është e reflektuar edhe në transkript. Ai është paralajmëruar për rrezikun e vetëinkriminimit nga z. Pace, tani ai është i shqetësuar për vetëinkriminim”, tha Emmerson.