Dëshmitari i tretë në rastin e Salih Mustafës, ka deklaruar se nga ky i fundit është rrahur vetëm një herë, ndërsa herëve tjera nga kolegët e tij.
Ai ka deklaruar se Cali ka mundur të ishte prezent derisa të tjerët po e maltretonin, në një stallë në Zllash. Dëshmitarit i janë prezantuar disa fotografi, duke e pyetur se a i njeh personat aty, derisa fotografitë nuk janë bërë publike për media.





