Pasditen e djeshme, rreth orës 16:30 një patrullë policore e Njësisë e së Rregullimit të Komunikacionit Rrugor, të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prizren, në fshatin Piranë të Prizrenit ka ndaluar një kamion me tabela të Serbisë për shkak të tejkalimit të shpejtësisë.
Shoferi kamioni I. V. I lindur në vitin .1983 në Krushevac – Serbi, Shtetas Serb, pasi është ndaluar nga patrulla policore dhe i janë kërkuar dokumentet, ai bashke me dokumente jep edhe një kartëmonedhë prej pesë (5) eurove.
I njëjti është prangosur nga policia dhe është dërguar në Stacionin Policor Prizren Veri.
Pas intervistimit në prani të avokatit mbrojtës me urdhër të Prokurorit Kujdestarë të njëjtit I është dhënë aktvendimi për ndalim për 48 ore.
Kundër të njëjtit është dërguar kallëzim penal për veprën penale “Dhënia e ryshfetit” Neni 422 I Kodit Penal të Republikës së Kosovës, thuhet në komunikatën e Policisë.