Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një grua ka dashur që me pasaportë të Shqipërisë në emër të dikujt tjetër të udhëtojë nga aeroporti Adem Jashari.
Deshi të udhëtojë me pasaportë të dikujt tjetër nga “Adem Jashari”, e zë policia

Siç njofton policia, pasaporta është konfiskuar, ndërsa me vendim të prokurorit, e dyshuara është liruar dhe rasti ka shkuar në procedurë të rregullt.
“ANP Adem Jashari 23.08.2022 – 16:40. Është ndaluar e dyshuara femër kosovare, pasi që ka tentuar të udhëtojë me pasaportë (Republikës së Shqipërisë) të një personi tjetër. Pasaporta është konfiskuar, ndërsa me vendim të prokurorit, e dyshuara është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Publikohet formacioni i Kosovës për ndeshjen ndaj Irlandës

Tre vjet nga rënia e Afrim Bunjakut, 11 policë nderohen me Medalje për Shpëtim Jete

Shqipëria në trevjetorin e Banjskës: Nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme pa llogaridhënie

